Nga nëntë urdhër-arrestet që janë lëshuar, 7 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Të arrestuarit janë komisionerët e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, dy administratorët e Fierit, pronari Klodian Zoto dhe ish-ministri Lefter Koka.

Në dosjen e SPAK, i përfshirë është dhe deputeti Alqi Bllako, për të cilin Prokuroria e Posaçme do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit “arrest në burg”, për të cin SPAK thotë se në bashkëpunim me Kokën kanë falsifikuar dokumentet për shpronësimin e tokës në Fier.

Sipas SPAK, shpronësimi i tokës për inceneratorin është i paligjshëm dhe ka shkaktuar dëm shtetit mbi 16 mln lekë, nga tokë arë e kthyer në truall.

Masat e marra “arrest me burg”:

Lefter Koka, akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rretha nëncilësuese në bashkëpunim”. Ndaj tij është regjistruar padi tjetër krahas të parës,   për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëniet e inceneratorit, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet për “Shpërdorim detyre..

Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier, akuzohet për shpërdorim detyre.

Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit. Akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”,

Masa ‘Arrest Shtëpie’

Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit e cila akuzohet për veprën “Shpërdorimi i detyrës”.

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet për veprën  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.