SPAK mbyll hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro dhe 4 të bashkakuzuarve me të për abuzimet me 2 sipërfaqe trualli ne bregdet, shkruan A2 CNN. Goros i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas SPAK, teksa ishte kryebashkiak, Goro, ka regjistruar një sipërfaqe trualli prej 5512 m2 në kundërshtim me ligjin. Në një episod të dytë, ai dyshohet se ka mbivendosur mbi një pronë shtet një sipërfaqe prej 5080 m2. Të dyja këto sipërfaqe trualli u përdorën më pas për llogari të një investimi strategjik.
Zoti Goro mbajti detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2023, për shkak të arrestimit të Fedi Belerit, i cili i fitoi ato. Pas arrestimit të Goros dhe dorëheqjes së dy kryetarëve të komanduar, në Himarë u zhvilluan zgjedhje të reja, të fituara nga kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo