(FOTO: Ish gjyqtari Guxim Zeneli)
SPAK i ka sekuestruar sot 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, ndërsa për të kanë nisur hetimet për deklarim të rremë pasurie. Bëhet me dije se Zenelajt i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu atij i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin.
Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut.
Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës. Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.