Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj u hodh nga akti i dytë i shtëpisë së tij, në momentin që oficerët SPAK shkuan për ta arrestuar.

Klan News mëson se Lelaj ka pësuar fraktura në këmbë dhe pas marrjes së mjekimit në spital është nisur së bashku me të arrestuarit e tjerë drejt Tiranës.

Emri i tij është në mesin e 28 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK, në kuadër të një operacioni antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane, që çoi në zbulimin e përfshirjes së disa zyrtarëve të ndryshëm publikë, prokurorë, punonjës policie dhe administratorë të pushtetit lokal.

VERITAS.COM.AL