Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, e ka konsideruar SPAK si sinonimin e suksesit në Shqipëri, në konferencën për 5 vjetorin e krijimit të tij.

Ai ka thënë se urgjentisht duhet krijimi i zyrës së aseteve dhe për këtë ka biseduar dhe me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën.

Sipas ambasadorit, puna e SPAK është shumë e rëndësishme për negociatat për në BE.

“Është vërtetë kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, një elementi kaq të rëndësishëm që bëri të mundur dhe fillimin e krijimit të negociatave për në BE. Shumë prej jush janë përballur me burime njerëzore të pakushtueshme. Ne ju kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Nga aspekti organizativ, SPAK ka krijuar një hetim për të gjitha çështjet, nga aspekti operacional ka rezultate të mira, duke ofruar mijëra euro dhe bashkëpunimi me shumë institucione si EUROPOL.

Vetëm për pak vite, SPAK është sinonimi i suksesit në Shqipëri. Ne duhet ti hedhim sytë në të ardhmen,  nuk duhet të flemë mbi dafina, sepse duhet të vazhdojmë të kontribuojmë për t’u bërë pjesë e BE.

Së dyti, rritja e efikasitetit nën hetimet financiare është një faktor shumë i rëndësishëm. Prandaj është një rol që duhet të luhet për kapjen e parave të dyshimta dhe prandaj duhet bërë krijimi i zyrës së aseteve. Për këtë kam biseduar dhe me ministrin e Brendshëm dhe po bëjnë punën e duhur”, tha ndër të tjera Gonzato./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *