Me urdhër të SPAK është lëshuar masa e sigurisë për avokatin Besar Logu. Ky i fundit do të qëndrojë në arrest shtëpie pasi akuzohet se përmes rryshfetit, do të ndikonte tek një gjyqtar.

Logu i kërkoi klientit 8 mijë euro dhe mbi të rëndon akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Operacioni është ende në vijim dhe oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij. Avokati ka studion e tij ligjore ‘Logu’.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *