Maratona e Tiranës ku marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme ka nxjerrë dhe fituesit e saj për 3 kategoritë. Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, është një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. Në këtë Maratonë morën pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme. Maratona u zhvillua në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe Ëe too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.
Maratona e Tiranës u zhvillua pas një viti pushim për shkak të pandemisë së Covid 19, me të cilën u përball e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur . Kreu i Bashkisë tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme si ajo e “Run ëith refugees”, për të treguar që jemi një vend i hapur, jemi një qytet i hapur.
Fituesit e Maratonës së Tiranës
Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro
Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro
Për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse. Ditën e sotme kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00. Për shkak të bllokimit të rrugën për zhvillimin e Maratonës në Tiranë është krijuar një kaos me trafikun
Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.
Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.