Vdekjet janë mbi 1.800 dhe 30 mijë subjekte të testuara pozitivë. Pacientët presin më shumë se 30 orë në radhë

Valentina Dardari

Edhe Spanja është në gjunjë per shkak te koronavirusit.

Pacientë të shtrirë për tokë

Në spitale situata është tragjike. Në Madrid, pacientët jane te detyruar të presin më shumë se 30 orë, të shtrirë në korridore ose të ulur në karrige jo komode sa të lirohet një shtrat në repartin e terapise intensive.Qe tashme jane ne kolaps dhe nuk kanë vende të disponueshme për të pritur të semurë të tjerë.

Në Spanjë numrat vazhdojnë të rriten

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve në Spanjë po rritet vazhdimisht dhe në mënyrë të pashmangshme. Vetëm të Shtunën, ishin 25 mijë njerëz të raportuar të infektuar dhe 1,326 vdekje. Sot, megjithatë, të vdekurit kanë tejkaluar 2 mijë dhe të infektuarit e rinj kanë arritur në 30 mijë njësi. Ankesa të vazhdueshme nga profesionistë të shëndetit bëhen në mediat sociale për të dëshmuar se çfarë po ndodh.

Gazeta El Mundo ditët e fundit i ka dhënë zë një infermiereje dhe një delegati sindikal të një strukture spitalore në Ledanés, në komunitetin autonom Madrilen. Departamenti i Emergjencave regjistron një numër mbresëlënës të shtrimeve, madje tre herë më të lartë se kapaciteti i tij i vërtetë, siç raportohet nga delegati i sindikatës. Infermierja tha që ajo “pa një person në dysheme midis dy karrigeve. Të shohësh gjëra të caktuara është psikologjikisht e tmerrshme ”, madje edhe për ato që mësonin të punonin në spital.

El Pais ka azhurnuar të dhënat: 2.575 persona u shëruan. Ndërsa deri tani 2,182 persona kanë vdekur me një rritje prej 462 viktimash në vetëm 24 orë. Spanja është pra vendi me vdekjet më të mëdha, menjëherë pas Italisë. Shpejtësia me të cilën situata shëndetësore evoluon shqetëson studiuesit, pavarësisht se Spanja është ndër vendet e para Evropiane që pezulloi Konventën e Shengenit, duke ndaluar në këtë mënyre hyrjen në Spanjë të të huajve. Me përjashtim të trupit diplomatik dhe punëtorëve.

Situata tragjike në spitale

Kryeqyteti Spanjoll është një nga qytetet që po vuan më shumë dhe ku ka pasur numrin më të madh të vdekjeve. Këtu situata më alarmante, ku llogariten 60% e infeksioneve totale. Në Madrid, kërkesa për shtretër në terapi intensive është dy herë më e lartë se e mundura. Imazhet e pacientëve të detyruar të shtrihen në dysheme në korridor duke pritur me orë të tëra, duke pritur dhe duke shpresuar se një shtrat do të lirohet sa më shpejt, janë zemëruese. Qeveria Spanjolle po përpiqet në çdo mënyrë të rregullojë situatën, por, siç është në të vërtetë edhe në vendet e tjera, është një ndërmarrje shumë e vështirë dhe e ndërlikuar. Ditët e fundit, autoritetet kishin provuar të izolojnë sa më shumë raste të jetë e mundur falë ndihmës së 640 mijë testeve të shpejta që bëjnë te ditur rezultatin në vetëm 15 minuta.

VERITAS.COM.AL