Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar për “Autonominë Menaxheriale për spitalet rajonale u shpreh se tashmë spitalet janë në një tjetër stad dhe nuk kanë të krahasuar me gjendjen e 10 viteve më parë.
Rama ndau edhe një detaj duke treguar se vetëm pak ditë më parë Ministri i Jashtëm ka kryer një operim dhe se ka mbetur i kënaqur, nga shërbimi dhe cilësia me të cilën ishte përballur në spital.
“Është e disata herë që mblidhemi këtu me ju për arsye të ndryshme që lidhen me momente zhvillimi në e kësaj përpjekje, në kushtet që sot duket sikur nuk kanë ekzistuar kurrë. Ngjajnë të paimagjinueshme që kanë qenë pjesë e jetës së trupës mjekësore. Të gjitha pamjet që shohim janë pamje nga realiteti i sotëm i spitaleve dhe 7-8-9 apo 10 vite më parë, këto pamje do të ishin vetëm një ëndërr që dukej e pamundur të realizohej në një kohë të shkurtër. Sot jemi në një stad tjetër dhe këtë mund ta konfirmoj edhe si pacient i QSUT dhe jo më larg se pardje ministri i jashtëm bën operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme dhe më shkruan mesazh se nuk e besonte dot akoma se ishte ai spital. Ai spital për nga kushtet dhe ekspertiza e mjekëve tanë”, tha Rama.