Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në spitalin e ri rajonal në Lezhë, me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.
Rama tha se problem në spitale mbetet menaxhimi, teksa shtoi se duhen vendosur tarifa për turistët.
“Problemi është menaxhimi, nuk e kemi traditë menaxhimin e spitaleve siç e ka bota. Duke diskutuar me dy grupe të mëdha për të hyrë në marrëdhënie menaxhimi, për shembull Polonia ka bërë super transformim duke marrë menaxhim nga jashtë. Të dy thonë që është kyç që të ndërtohet brenda spitalit, një spital privat për mjekët e spitalit dhe të jetë pjesë e sistemit të punës së mjekëve të spitalit. Ta kenë spitalin si vendin ku janë bashkëpronarë dhe të ketë kapacitesh të ardhurash, sipas performancës. Duhet patjetër të vendosim tarifat për turistët. Duhet të rrisim kapacitetin financiar të shtetit. Këto gjëra diskutohen në bazë të një buxheti. Janë gjëra që do vijnë hap pas hapi”, theksoi ai.
Komente