( FOTO: Yulia Skripal dhe babai i saj Sergei ndodhen në gjendje kritike në spital)/ 

Mediat në Britani kanë raportuar se personi, i cili është gjetur në ngli në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është ekspozuar ndaj një substance ende të panjohur, është ish-spiuni rus, Sergei Skripal.

Më 2006, Sripal ishte dënuar në Rusi, pasi i kishte dhënë Britanisë sekrete shtetërore të Rusisë. Ai ishte dënuar me 13 vjet burg.

Koloneli i Inteligjencës ruse, Sripal 66-vjeç, ishte vendosur në Britani pas “shkëmbimit të spiunëve” në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë më 2010.

Policia në Britani është duke hetuar nëse ka ndodhur ndonjë krim, pasi një burrë dhe një grua ishin sëmurë, teksa kishin qenë në një qendër tregtare në Sailsbury më 4 mars, ka raportuar BBC.

Sekretari i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, ka reaguar prerazi ndaj këtyre zhvillimeve. Ai tha se Britania do të përgjigjet “kryekëput” çdo prove të përfshirjes së Rusisë në rrënimin e ish spiunit Sergei Skripal, Boris Johnson has said.

Zoti Skripal, 66 vjeç,dhe e bija, 33 vjeç, janë në gjendje kritike në spital të pandërgjegjshëm në Salisbury, Wiltshire.

Sekretari i Jashtëm Britanik tha se nuk mund të verë gisht në këtë skenë, por e përshkroi Rusinë si “forcë destruktive dhe malinje”.

Rusia ka mohuar çdo lloj përfshirjeje.

Veritas.com.al/