(FOTO: Presidenti Trump kthehet nga një lojë golfi ditën e shtune)
Programi televiziv i kësaj të diele, ”This Week,” i drejtuar nga George Stephanopoulos u hap me një raportim që shpallte ‘bilbilfryrësin’ e dytë kundër Trump.
Stephanopoulos tha, “Mirëmëngjes. Mirë se erdhët në ‘This Week,’ një javë para zhvillimeve të zhurmshme. Dëshmitari i parë kyç ka dësmuar në Kongres. I pari shpërndau një tekst mesazh nga zyrtarët e administratës që konfirmoi fushatën e presionit ose ankesat e një bilbilfryrësi origjinal. Për publikun u dha një kërkesë nga presidenti Trump që i bënte thirrje Kinës për të hetuar Joe Biden. Një kërkesë e re për dokumente nga zëvendës presidenti Pence.
Këtë mëngjes më shumë lajme të reja. ABC News ka mësuar se ekipi ligjor që ka prezantuar bilibilfryrësin e parë, tani po prezanton bilbilfryrësin e dytë.
Avokati Mark Zaid tha se është anëtar i komunitetit të inteligjencies me informacion të dorës së parë me disa deklarata mbi çështjen”.
Duke diskutuar postimet në twitter të Trump rreth raportimit të New York Times, Stephanopoulos tha, “Presidenti mund të duhet të përgjigjet për ‘ The New York Times’ ndoshta për bilibilfryrësin e dytë. Mark Zaid më tha se ai as që e di nëse klienti i tij është ai bilbilfryrës për të cilin bën fjalë New York Times.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë duket se do të hedhë poshtë thirrjen nga Kongresi”.
Veritas.com.al/