I sapo larguar nga Shtëpia e Bardhë, strategjisti Steve Bannon po përgatitet për luftë për Trump, jo kundër tij.

“Në qoftë se u krijua ndonjë konfuzion, më lejoni të bëj të qartë: Unë po largohem nga Shtëpia e Bardhë dhe po shkoj në luftë për Trump kundër kundërshtarëve- në Capitol Hill, në media dhe në Amerikën e përbashkët”- tha Banon për programin e Joshua Green ‘Businesweek’ në Bloomberg.

Green tha se Bannon “dukej sikur sapo kishte konsumuar 40 40 Red Bulls” gjatë bisedës me të në telefon.

Bannon nuk përmendi specifikisht ‘Demokratët’ e Shtëpisë së Bardhë, por tha disa herë për armiq gjatë periudhës që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.

Në n jë intervistë me ‘American Prospect’ të publikuar të Mërkurën, Bannon tha se armiqtë po ” verifikojnë vetveten” rreth agjendës së tij. Specifikisht ai kritikoi këshilltarin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Gary Cohn dhe “Goldman Sachs lobbying” në Shtëpinë e Bardhë.

Veritas.com.al/