Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar ditën e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit Stoltenberg dhe Osmani kanë dalë në një konferencë për mediat.
I pari që mori fjalën ishte shefi i NATO-s, i cili u shpreh se me presidentin e Kosovës, diskutuan për situatën në veri dhe për misionin e ruajtjes së paqes së vazhdueshme në Evropë.
Stoltenberg tha po ashtu se janë në kontakt të vazhdueshme me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe me shefin e mbrojtjes në Serbi, në lidhje me pikat që ka marrë qeveria kosovare për çtensionimin e situatës
“Sapo diskutuam tensionet në veri të Kosovës, dhe misionin për ruajtjen e paqes së vazhdueshme në Evrope. Në veri të Kosovës kanë mbetur të plagosur 33 persona të plagosur, një situatë aspak serioze dhe e pranueshme për stabilitetin e Rajonit.
E shoh këtë me rëndësi maksimale dhe duhet të takohen pikat maksimalisht. Çdo largim i forcave të policisë nga veriu u Kosovës, kërkon përfshirjen e KFOR dhe konsulta të veprimeve nga policia e Kosovës, që mund të ndikojnë në sigurinë e mjedisit.
NATO ka qindra trupa në Kosovë, jemi të gatshëm të përmbushim mandatin tonë, për të siguruar paqen dhe një mjedis të sigurtë në Kosovë. Jemi në kontakt me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe me shefin e mbrojtjes në Serbi, sa i përket pikave të ndërmarra nga Kosova për të ulur tensionet.
Për zgjedhjet në veri të Kosovës, për të mos pasur tensione në vazhdimësi, të gjithë palët duhet të veprojnë ashtu siç është vendosur. Jam duke përshëndetur edhe vijimin e një takimi javën tjetër, për të vijuar për të folur për të gjitha pikat e nevojshme.
Është një mundësi e Kosovës për të shfaqur gatishmërinë për të punuar në në lidhje edhe me paqen dhe sigurinë euro atlantike” tha Stoltenberg.