Federico Giuliani
Zgjedhjet e fundit politike në Greqi regjistruan fitoren e qartë të Demokracisë së Re, një parti e qendrës së djathtë e udhëhequr nga Kyriakos Micotaqis. Me pothuajse 40% të votave të fituara (pikërisht 39.85%), Demokracia e Re i ka shkeputur Syrizas radikale të majtë rreth 8% të votave. Alexis Tsipras, kryeministër që po largohet i Syrizas, ja lë kështu stafeten Mitsotakisit,grupi i të cilit arriti mundësinë të qeverisë vendin vetëm, duke fituar 158 vende nga gjithsej 300, për shkak të një bonusi prej 50 vendesh të qenësishme në ligjin elektoral grek.Prandaj revolucioni helen transformon politikën dhe perspektivat e Greqisë si në nivel kombëtar dhe ne panoramen ndërkombëtare. Por si ndryshon raporti i Athinës me Bashkimin Evropian? Po ai me Kinën? Dy pyetje te cilave ja vlen ti përgjigjesh.
Micotaqis dhe Kina
Nëse relacioni i Greqisë me Brukselin rrezikon të pësojë tronditje, lidhja e ardhshme me Kinën është akoma e mbeshtjelle në mjegull. Nëse ikësit e Syrizas kishin hyrë në orbitën kineze, duke aderuar menjëhere në Rrugën e Re te Mendafshit te Xi Jinping, lideri i Demokracia e Re duhet tani të zgjedhë cilin rrugë duhet të ndërmarrë.Vetem për te marre nje shembull, ne fillim të vitit Mitsotakis u bë protagonist i një gafe duke deklaruar se nuk kishte marrë oferta nga askush për sa i perket një adezioni hipotetik të Athinës në projektin e Pekinit dhe se nuk e kuptonte çfarë do të thoshte të aderonte në Belt and Road .Në këto ditë Kyriakos Micotaqis ka përballe tij dy opsione: të vazhdojë të pranoje në Greqi lumenj investimesh kineze apo të limitohet duke mbyllur portën.
Strategjia e Athinës
Greqia është gati të hyjë në një fazë delikate të ekuilibrizmit. Nga njera anë Athina duhet të rindertojë ekonominë e saj pas pothuaj shkaterrimit të 2015, prandaj qeveria greke është e gatshme të pranojë me kënaqësi investimet që vijnë nga Pekini. Nga ana tjeter Vendi nuk ka ndërmend ti bëjë një karshillek Bashkimit Europian, që është gjithnjë më skeptik në krahasim me Kinën. Çdo veprim do të gjenerojë një reagim: problemi, për udhëheqjen e re Helenike, do të jete te kuptojë nese ky reagim do të jetë më pak i dëmshem për sistemin e brishtë ekonomik grek. Sigurisht, Micotaqis mund edhe të zgjedhë të përdorë Kinën për të frikësuar Bashkimin Europian, për të detyruar Brukselin të jetë më fleksibël në fazat vendimmarrese; ndermarje e veshtire por kurajoze.
Qëndrimi në ekuilibër
Siç thekson me të drejtë South China Morning Post, ishte një qeveri e Demokracisë së Re, në vitin 2004, që nisi se pari forcimin e marrëdhënieve greko-kineze, të njëjtat që kanë çuar kohët e fundit Kinen të fusë duart mbi asete të ndryshme te shtetit helenik, nder te cilat portin e Pireut. Pekini ka në mend për Greqine nje rol te mire precizuar; Athina është e përkryer për të mbuluar rolin e qendrës strategjike për tregtine dhe energjine. Parandjenja, duke pasur parasysh llogaritë e Vendit, është se Micotaqi vazhdon të mbajë active marrëdhëniet me Dragoin. Greqia është e uritur për investime, por mjerë kush zemëron udhëheqjen e re të Bashkimit Europian: Ursula von Leyen do të kryesojë Komisionin Evropian dhe gjermanja ka shpenzuar fjale me sarkazëm për Kinën e Xi Jinping. Qëndrimi ne ekuiliber është i komplikuar, por për Athinën është një çështje per jetë a vdekje.