Në lidhje me emigrimin e të rinjve shqiptarë në Britaninë e Madhe, Kryeministri Rama bëri thirrje që ato mijëra paund që i jepen kriminelëve duhet të investohen në Shqipëri. Vendi sipas tij ofron shumë mundësi.

“Dëshiroj t’ju them se sigurisht që Shqipëria nuk i ofron dhe nuk ka si se të ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë së Madhe por Shqipëria i ofron gjithmonë e më shumë për atë që kërkon të bëjë mirë.

Të harxhosh 20-30 paund për të paguar trafikantë ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me mbështetjen e qeverisë mund të bësh një agro turizëm atje ku je në Kukës, në Has,  ndërkohë që me agro turizëm mund të bësh më shumë para.

Ne kemi gjithë dëshirën dhe këmbënguljen për ta bërë Shqipërinë gjithmonë e më të mirë. Shikoja shifrat e turizmit, janë shifra që vijnë nga Organizata Botërore e Turizmit, dhe është realisht një hapësirë e re që krijohet. Kjo është një Shqipëri që vërtet ka oportunitete”, tha Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.