Sipas një survey nga “American Thinker” rinumërimi i votave në Wisconsin, dhe më vonë në Michigan dhe Pennsylvania nuk e ndryshojnë rezultatin në a snjë shtet. Kurrë numërimi nuk ka ndryshuar mijëra vota.
Por edhe nuk mendoj se ky është qëllimi.
Rinumërimi, në qoftë se bëhet me dorë- gjq që mund të kërkohet, mund të marrë më shumë kohë se sa ditën e fundit kur bëhet plotësimi i dokumentacionit për votuesit në “Electoral College”. Në qoftë se tre shtetet e humbin afatin fundit, Donald Trump ëhstë te 260 vota, ndërsa Hillary te 232. Asnjëri nuk arrin 270.
Atëherë kjo shkon për Kongresin, ku votimi për Kongresin 1 votë për shtet zgjedh Trump; ndërsa Senati zgjedh Pence. Kjo mund të jetë hera e parë që ndodh kështu që nga viti 1824, por në atë rast, John Quincy Adams fitoi në Kongres; kështu që kishte më pak favore elektorale se sa Andrew Jackson.
Atëherë, në qoftë se çështja tani shkon në Kongres dhe Senat, dhe rezultati nuk ndryshon e nuk ndryshon, atëherë pse të bëhet rinumërimi? Përgjigja është se duan ta paraqesin Donald Trump sikur nuk është i legjitimuar, sikur nuk ka fituar votën popullore9 ai ka marrë më shumë se 2.1 milionë vota), sikur nuk ka fituar votuesit e Electoral College (dmth., nuk paska fituar 270).
/Veritas.com.al/