Moti i keq ka përfshirë mesditën e sotme kryeqytetin. Reshje e dendura të shiut dhe stuhia erës kanë paralizuar për disa minuta vendin.
Si pasojë e reshjeve, disa prej rrugëve të Tiranës janë përmbytur, po ashtu edhe lumi i “Lanës” ka dalë nga shtrati.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj i bëri apel qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të minimizojnë lëvizjet në 24 orët në vazhdim.