“FOTO: Erëra të forta më shumë se 100 km/h në Çeki)

Nesër, e martë, pritet që temperatura e motit të bjerë deri në minus 3 gradë. Efekti i stuhisë ‘Herëard’ që ka përfshirë Europën Qëndrore dhe Veriore do të ketë ndikimin e saj

Stuhia e fuqishme Herwart ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesë të Europës Qendrore dhe Veriore, duke vrarë të paktën 5 persona në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Në malin më të lartë, Snezna me lartësi 1600 metra,  të Çekisë, erërat e stuhisë arritën një shpejtësi 180 km/h, ndërkohë që shumë persona atje dhe në Poloni janë ende pa energji elektrike.

Media çeke raporton se të paktën dy persona kanë mbetur viktima për shkak të pemëve që stuhia rrëzoi.

Ndërkaq, qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur pasi lumi i Elbës doli jashtë shtratit.

Një person ka mbetur viktimë dhe të tjerë janë plagosur në Gjermani, ndërkohë që stuhia shkaktoi jo pak probleme edhe në qarkullim.

Disa shërbime hekurudhore në Gjermani u pezulluan për shkak të dëmtimeve në rrugët e kalimit, teksa një situatë e ngjashme është raportuar edhe në disa rrugë hekurudhore përqark Republikës Çeke. Dëmet e shkaktuara nga stuhia Herwart kanë mbërritur edhe në Austri.

Veritas.com.al/

Firefighters are pictured next to a car damaged by a tree during stormy weather caused by a storm called

Pemë të rrëzuara nga stuhia kanë zënë dhjetëra makina në Gjermani