Presidenti i Shteteve të bashkuara, Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare që “të shtohen” masat e kontrollit pas sulmit me disa të vdekur në New York.

Tetë persona u vranë dhe 11 u plagosen kur shoferi i një kamioni sulmoi qytetarët në një kryqëzim rruge në Manhattan-in e Poshtëm. Pesë argjentinas janë mes të të vdekurve.

Një 29 vjeçar u qëllua nga policia sapo la makinën dhe u ndalua. Media thotë se ai quhet Sayfullo Saipov, një emigrant Uzbek i cili arriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

Zyrtarët thanë se ishte sulm terrorist.

I dyshuari për sulmin ndodhet tani në spital. Një letër është gjetur në kamion ku i referohet Shtetit Islamik- sipas disa referimeve nga njësitë ligjzbatuese të cituara nga media Amerikane.

Sayfullo Saipov është arrestuar edhe një herë tjetër në Missouri vitin e kaluar për një shkelje të rregullave të trafikut.

Veritas.com.al/

Image result for New York truck attack: Trump vows to tighten vetting

(FOTO: I dyshuari per sulmin Sayfullo Saipov)/