Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit, raportojnë mediat e huaja. Shtatë persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në pranga kanë rënë dy sulmuesit. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë dy sulmuesit me armë në duar. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar nga Irani së bashku me atë të raketave.