Ushtria e Ukrainës pretendon se ka rimarrë qytetin e mbajtur më parë nga Rusia
Ushtria e Ukrainës pohon se forcat e saj kanë rimarrë qytetin e Chuhuiv nga duart e trupave ruse.

“Në rrjedhën e armiqësive, qyteti i Chuhuiv u çlirua”, thuhet në një postim në Facebook.

“Okupatorët pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje.

“Nënkoloneli Dmitry Safronov, komandanti i Brigadës së 61-të të Veçantë Detare të Forcave të Armatosura Ruse dhe nënkoloneli Denis Glebov, Zëvendëskomandant i Brigadës së 11-të të Sulmit Ajror të Veçantë të Forcave të Armatosura Ruse, u vranë”, thuhet në postim.

Pretendimet, tani per tani,  nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.