
SHBA- Izraeli e sulmoi kryeqytetin e Iranit të premten në mëngjes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve rivale në Lindjen e Mesme.
Ky dukej të ishte sulmi më i madh, që Irani e ka përjetuar, që nga lufta me Irakun në vitet ’80. Për sulmin kanë reaguar edhe liderë të vendeve të tjera, të cilat kanë apeluar për vetëpërmbajtje.
“Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim”, kështu deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për “Fox News”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se “e dinte që Izraeli do ta sulmonte Iranin”.
Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) e cila ka theksuan se “nuk është vërejtur asnjë rritje e niveleve të rrezatimit në uzinën bërthamore iraniane në Natanz”.
Më herët, Irani njoftoi se kishte pezulluar negociatat bërthamore me SHBA-në pas sulmeve të Izraelit.
“Irani nuk do të marrë pjesë në bisedimet indirekte bërthamore me SHBA-në, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në kryeqytetin e Omanit më 15 qershor”, njoftoi televizioni shtetëror iranian.
Komente