Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga punimet e Kuvendit, deri në 60 ditë.

Kërkesa vjen pas sulmeve që kreu i PD i bëri ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, lidhur me ligjin për barazinë gjinore.

Sipas PS, deklaratat e Berishës ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.

“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë. Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.”, thuhet ndër të tjera në shkresën e grupit parlamentar socialist./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *