Vrasësi i tretë kundër njerëzve në London Bridge quhet Youssef Zaghba, një Marokeno- Italian.

Të lindurit në Pakistan Khuram Butt, 27 vjeç, dhe Rachid Radouane, 30 vjeç, të dy banorë në Barking ishin dy vrasësit e tjerë, emrat e të cilëve u bënë të njohur dje nga Policia.

Ndërkohë, një viktimë tjetër është bërë  njohur me emrin Kirsty Boden, e cila- siç njofton familja, vrapoi drejt London Bridge në përpjekje për të ndihmuar njerëz.

Shtatë perosna u vranë dhe 48 u plagosen në sulmin që filloi në ora 21.58 të së shtunës në mbrëmje. NHS England thotë se 36 persona mbeten në spital, 18 nga të cilët janë në gjendje kritike.

Veritas.com.al/