Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për gazetarët për situatën e rëndë që është duke ndodhur në veri të Kosovës.

Sveçla tha se janë vrarë 3 kriminelë serbë, janë arrestuar 6 ndërsa janë plagosur 2 prej tyre.

Ndërkohë, Sveçla u shpreh se janë nxjerrë 30 serbët e ngujuar nga Manastiri, ndërsa thotë se ishin jashtëzakonisht të armatosur.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta e të thella, familjes, shokëve dhe kolegëve të Afrimit dhe qytetarëve të Kosovës. Pas kësaj, përgjigja e policisë së Kosovës ishte e menjëhershme dhe profesionale, për një kohë të shkurtër vendosën të gjithë territorin në kontroll. Me këtë rast, ne kemi 6 të arrestuar 2 nga ata të plagosur. Si dhe 3 së paku, sulmues të vrarë.

Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”- tha Sveçla.