Një sulm është shënuar kundër ambasdës së Izraelit në kryeqytetin jordanez, Amman, me viktima- siç raportohet.
Një reporter i BBC që u ndodh në vendngjarje thotë se ambienti rreth ambasadës është mbyllur menjëherë, por autoritetet nuk kanë publikuar detaje.
Media ka raportuar duke cituar disa burime se një Jordanez u vra dhe një Izraelit u plagos rëndë.
Besohet se autoritetet Izraelite kanë evakuar stafin e ambasadës.
Ambasada, e vënë nën mbrojtje të fortë, ndodhet në afërsi të Rabiyeh- një zonë e pasur e kryqytetit Amman.
Të Premten, mijëra jordanez protestuan në Amman kundër Izraelit mbi instalimin e dedektorëve metalik në zonën e shenjtë për të dy besimet: Myslimanë dhe Hebrejtë në Jeruzalem.
Autoritetet e Izralit nuk kanë bërë komente mbi incidentin dhe kanë urdhëruar ndalimin e informacionit.
Veritas.com.al/