Policia e Matit ka njoftuar se rreth orës 1 pas mesnate, në lagjen Drita të qytetit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Lënda eksplozive që shpërtheu ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të katërt të një pallati. Apartyamenti që ishte objektiv i sulmit është në pronësi të kryetarit të Bashksië së Matit, Nezir Rizvani.

Dyert e banesave të katit të katërt janë dëmtuar.

Fatmirësisht në asnjërin nga apartamentet e dëmtuar nuk kishte banorë.

I poyetur rreth ngjarjes, vete zoti Rizvani ka thënë se “nuk kemi pasur as kemi absolutisht asnjë konflikt; por as familja përballe”.

Policia ka nisur verifikimin dhe qartësimin e ngjarjes.

Veritas.com.al/