( FOTO: Arkiv)/

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i përket takimit që pati sot me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Ishte vetë ambasadorja që më herët ndau detajet nga takimi me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ndër të tjera Rama thotë se pritet nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës duke shtuar se Rindërtimi do të jetë shembull në këtë aspekt. SHBA të gjitha paratë në Bruksel i dha për menaxhimin dhe transparencën e fondeve për rindërtimin.

Statusi i Ramës:

Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin🙏Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt.

Veritas.com.al/