Takimi tre orësh i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të përgatitjeve për samitin e ardhshëm, të katërtin të procesit të Berlinit në korrik, përfundoi të enjten në Sarajevë.

Nuk kishte as deklaratë të përbashkët, as vendim me rëndësi përveë përgatitjeve për një samit tjetër në korrik.

Mikpritësi, kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH Denis Zvizdiq, tha në pjesën hyrëse të takimit se stabiliteti, paqja dhe siguria në këto hapësira janë kyçe për zhvillimin ekonomik, social dhe politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të të cilit kryeministrat e vendeve tona kanë përgjegjësi të mbajnë vendet tona në rrugën evropiane.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë samit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Veritas.com.al/