Para disa minutash ka nisur takimi mes delegacionit të PE dhe Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit në zyrat e BE në Tiranë.
Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë. Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.
Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen menjëherë pas protestës së opozitës gjatë punimeve parlamentare që u konsiderua si ’e dhunshme’ nga OSBE. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.
Pas takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.
Veritas.com.al/