Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sipas axhendës së përcaktuar, priti sot në zyrën e tij anëtarët e Komisionit të Jashtëm Parlamentar. Takimi i kushtohej mundësive më të mira për të zgjiodhur marrëveshjen e detit me Greqinë, e cila u nis për herë të dytë nga dy qeveritë e vendeve fqinj.
Takimi zgjati për 90 minuta.
Pas taimit me kreun e shtetit deputeti demokrat Tritan Shehu tha se, ishte një takim i mirë me Presidentin Meta, i cili na shpjegoi hapat e tij në përputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ne shprehem mbështetjen tonë për të respektuar kushtetuten dhe transparencen si linja e dmosdoshme për tu ndjekur në marrëveshjet me dy vendeve
Ne paraqitem shqetësimet tona pasi në këtë proces ka shkeje të kushtetueshmërisë dhe mungon transpareneca apo problemet me grupin e negociatorëve
Sipas Shehut ka shkelje që në nisje të procesit të inicuar nga qeveria shqiptare. Shehu tha se çeshtja duhet te zgjidhet ne Gjykaten e Hagës.
Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka, tregoi disa detaje nga ajo që u trajtua në takim por duke vënë në dukje se jo gjithçka mund të thuhej, pasi kishte një lloj konfidencialiteti.
“Presidenti, – tha deputeti Paloka, -i përgjigjet detyrimit për t’i qëndruar fort vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk dua të hyj në detaje sepse ka dhe një lloj konfidencialiteti takimi, por shqetësimi që ngritëm ne si opozitë ishte mungesa e transprencës: Pse kjo mungesë transparence dhe a ka arsye për të fshehur diçka?
Ky ishte qëndrimi ynë parimor dhe pati kërkesa për përbërje më të mrië të grupit negociator sepse ka grupe që ngrenë rezerva ndaj disa negociatorëve dhe duhen hequr dyshimet që ngrihen.”
Veritas.com.al/