E djathta ekstreme në gjueti për konsensuse te reja
Berlin – «Nga ne nuk do të merrni vulën kasher». Me këtë slogan rreth 250 përkrahës të Jsud, bashkimi i studentëve hebre në Gjermani, ka protestuar dje në Frankfurt kundër fondacionit afër Wiesbaden të JAfD, një seksion hebraik i Alternative für Deutschland (Alternativa për Gjermaninë)
Shumë e fortë në lindje, por edhe në perëndim, AfD është formacioni ksenofob i akuzuar për bashkëpunim me ekstremistet e së djathtës nacionaliste dhe anti-semite. Në javët e fundit AfD ka manifestuar në Chemnitz kundër të huajve në krah me huliganët dhe neonazistët.
Muaj më parë lideri i saj Alexander Gauland hodhi poshtë përvojën e Rajhut të Tretë duke e propaganduar si “një kakë zogu në historinë mijëvjeçare të Gjermanisë.” Numri një i AFD në Thuringia, Björn Hocke ka kërkuar një ndryshim në politiken e përkujtimores se shfarosjes se hebrenjve, duke e përcaktuar “të turpshëm” memorialin për Holokaustin ngritur në Berlin.
Me lindjen e Seksionit JAfD- 20 anëtarë gjithsej, disa prej të cilëve deklarojnë se hebrenjtë ndryshojnë. Këta e siguron partinë se do të beje vota duke luftuar antisemitizmin. Arritja e tij e parë është se ka rënë dakord me17 organizata hebraike gjermane- sipas te cilave “AFD është një parti anti-demokratike dhe kryesisht e të djathtës radikale, ku anti-semitizmi dhe mohimi i Holokaustit janë në shtëpi.
“Te reja ne Politike vijnë edhe nga fronti i moderuar me presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble, i cili ne ‘Bild am Sonntag’ ka thyer një tabu: “Demokracia është mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i bere balle një tërheqjeje të mundshme te SPD nga koalicioni i madh.”
Zgjedhjet më 14 tetor në Bavari dhe 21 në Hessen njoftojnë shkatërrim për partitë në pushtet dhe Schäuble përgatit një plan B për te lëkundurën Merkel.
Veritas.com.al