Menjëherë pas përfundimit të seancës Parlamentare ku “u vulos” ligji për mbylljen e lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër betejë me veset dhe instrumentet e formimit të krimit. Kryeministri njofton së shpejti ndalimin e tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç si dhe ndalimin e hyrjes në lokale gjatë orarit të mësimit.

Rama njofton një plan masash për këtë nismë ndaj lokaleve.

“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave”, shkruan Rama.

Veritas.com.al/

Rama Twitter