Presidenti amerikan sulmon pa frena rivalin Joe Biden dhe i quan demokratët “njerëz të sëmurë dhe të çmendur”, të cilët duan të fshijnë “zërin tuaj dhe të ardhmen tuaj”

Gjatë një turi electoral në Minesota, Donald Trump nuk arrin të përmbahet.

Dhe sulmon pa frena rivalin demokrat Joe Biden qe sipas presidentit amerikan,pëlqehet “vetëm sepse ka kuptuar se si ti lëpijë b …  Barack Obames”. Biden “nuk eshte konsideruar kurrë inteligjent,ai kurrë nuk eshte konsideruar një senator i mirë“, gjëmon Trump.

Por sulmi nuk mbaron këtu. “Sleepy Joe  – vazhdon presidenti – dhe miqtë e tij kanë shitur Amerikën. Bidenët janë pasuruar ndërsa Amerika është grabitur”.

Pastaj i shfrenuar,flet për Ukraina-gate, duke vene ne shenjester djalin e Biden, Hunter, për të cilin i kishte kërkuar Presidentit të Ukrainës Zelensky të hetojë. Dhe kështu tensioni rritet me turmën qe bërtet “në burg”, duke ju drejtuar Biden.

“Demokratët janë njerëz të sëmurë dhe të çmendur – vazhdon Trump siç raportohet nga Republika – hetojne mbi presidentin për të zeruar votën tuaj të 2016 sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Ata duan të fshijnë zërin tuaj dhe të ardhmen tuaj”.

Veritas.com.al/