Prej një jave taimorët kanë zbarkuar nëpër biznese dhe kanë mbyllur shumicën e atyre që janë kontrolluar. Kjo është edhe një ndër çështjet më të nxehta, pasi në rrjetën tatimore kanë përfunduar emra të njohur të restoranteve dhe hoteleve.

Dje kreu demokrat Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është duke gjobitur dhe rënduar gjendjen e bizneseve të vogla. Sot në një reagim në “Facebook”, zv.kryeministri Erion Braçe e përgënjeshtroi publikisht Bashën duke i renditur bizneset e mëdha nga Taivani në Tiranë deri tek Havana në Dhërmi.

“Dua ta pyes po publikisht dhe dua pergjigje te tille publike; Kush eshte biznes i vogel Taiëani, Sheratoni, Rogneri, Tirana, Plaza? Kush është biznes i vogël Dy Luanët nëë Linze, Shisha e Narcos në lagjen tënde, kompleksi Favola tek gjiu juaj i Lalëzit, shitorja e madhe e restoranti tek ish blloku i ju bosëve Laguna Blu; Kush është biznes i vogël Spar-i? Apo është biznes i vogel kjo njësia e vërtetuar këtu me letra në Green Coast në Palase? Po Havana në Dhermi biznes i vogël ështëë? Po Folie në Tiranë, Folie e Solei në Jalë biznes i vogël janë?”, shprehet Braçe.

Prej ditësh tashmë Drejtoria e Tatimeve e ka marrë rradh kontrollin nga jugu në veri. Jo më larg se dje, tatimorët gjetën në mungesë kuponash lokalin e “vipave”, Lagunën Blu, të cilën e bllokuan .

Prej nismës së ndërrmarë nga qeveria, deri më tani janë dënuar disa biznese me emër. “Taivani” për shkak se u gjend në shkelje u mbyll e gjitha si qendër edhe bari dhe restoranti. Pas tij i rradhës ishte Hotel “Rogner” i cili në mungesë të kuponave tatimorë u dënua me 150 mijë lekë të reja.

Postimi i plotë:

LULZIM BASHA KUNDER ANTIINFORMALITETIT ESHTE LAJM I VJETER!

Nuk kisha pike dyshimi!

Por kam dyshimin e forte se ky është pjese te biznesit permanent te interesave te pista!

Te jesh kundër Qeverise është njëra ane!

TE GENJESH SI DERR ESHTE ADN E TIJ!

Tha dje se Qeveria i është sulur biznesit te vogël dhe po e grabit!

Gënjeu!

E sfidoj te nxjerre një biznes te vogël ku kane qene inspektoret e tatimeve! Një!

Nuk ka!

Po atëherë pse gënjen publikisht Lulzim Basha?

Dua ta pyes po publikisht dhe dua pergjigje te tille publike;

Kush është biznes i vogël Taiwani, Sheratoni, Rogneri, Tirana, Plaza?

Kush është biznes i vogël

Dy Luanët ne Linze, Shisha e Narcos ne lagjen tende, kompleksi Favola tek gjiu juaj i Lalezit, shitorja e madhe e restoranti tek ish blloku i ju boseve Laguna Blu;

Kush është biznes i vogël, Spar-i?

Apo është biznes i vogël kjo njësia e vërtetuar këtu me letra ne Green Coast ne Palase?

Po Havana ne Dhermi biznes i vogël është? Po Folie ne Tirane, Folie e Solei ne Jale biznes i vogël jane?

Po Morina Palace, Belle Vue, Ideal, Rexhina e Tragjasi, biznese te vogla janë?

Po tregu i karburanteve i vogël është?

Te vegjël te duken Pirro Bare, Elda, Kastrati, Gega, Bolv Oil?

Përgjigju Lulezim!

Përgjigju e thuaj çfarë interesash ke, publike apo private, te ligjshëm apo korruptiv?

A e mban mend atë tipin qe e shqove neper portale si kryetarin e partisë tende ne qytetin e Elbasanit?

Jo atë me hotel, atë tjetrin me stacion karburanti?

Na ndihmoi pa fund;

Prej përfshirjes se tij zbuluam gjithë skemën kriminale ne karburante me manipulumin e kasave fiskale prej 6 vitesh!

Po plumbosim çdo kase ne regjim automatik Lulzim!

Po ndalem te te them qe ti e di fort mire qe këta s’jane te vegjel!

Ti je goja e “okigarkeve” kunder ligjit!

Dyshoj qe e bën për interesa private korruptive Lulzim!

Dy thirrje kam për sipërmarrësit:

E para, mos tentoni politiken,

mos paguani për te!

Ju kushton shume me shtrenjte se te prisni fature e kupon e te jeni te ligjshëm!

E dyta, nuk ishte fushata e javës!

Jemi prej mëngjesit kudo serish për ligjin e ligjshmërinë;

Ku është vërtetuar rasti i pare pa fature e kupon, ndëshkuar me gjobe, i dyti sjell mbylljen.

Nuk e duam! Nuk ju duhet!

VERITAS.COM.AL/