Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe nënkryetar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë fjalën në Kuvend dhe ka folur mbi protestat ‘pro- ruse’ të opozitës, duke kërkuar zbardhjen e aferës kriminale të financimeve ruse për PD dhe duke e quajtur Bashën një ‘huligan’.

Ai përshëndeti ndryshimet e sjella për miratim ne seancë në ligjin për vettingun ne polici, por pas kësaj kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ndal edhe një hetimet e prokurorisë për lobimin e PD në SHBA.

“Ne duhet të forcojmë edhe një ligj tjetër atë të financimit të partive. Jemi para një akti të konfirmuar nga gjithë burimet. PD, partia e idealeve të dhjetori, që sot është peng i një financimi të dyshimtë me burim rus prej një milion dollarë. Ish – zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të mbrojtjes tha dje qartë se kur opozita djeg mandatet, kjo është toka më pjellore që Rusia të ushqejë më shumë armiqësi në Ballkan.

Nuk është e rastësishme që në 16 shkurt e 16 mars të ketë protestë në Podgoricë Tiranë e Beograd e më tej protesta e 13 prillit në Tiranë të bëhet pasdite.  Kështu del përpjekja jonë për një ligj shumë të mirë për financimin e partive politike.

Thirrja ime sot është për prokurorinë : Të vijojë punën me intensitet, të gjithë e dinë që ka një hetim edhe nga autoritet skoceze e për të cilat janë fajtor një kupolë drejtuese kriminale në PD. Basha sot është një huligan që merr guximin të godasë policinë e shtetit. Kushdo të jeni të sigurtë që do marrë ndëshkimin që i takon” u shpreh Balla.

Veritas.com.al/