Agjencia Reuters publikon një reportazh nga gazeta amerikane POLITICO. Titulli i Reuters është titulli i mësipërm, ndërsa titulli i POLITICO është ky: “Milicia e SHBA vesh pajimet për turbullira para ose pas zgjedhjeve presidenciale”.

Reportazhi prezanton fillimisht kontaktet e dy gazetarëve. Poshtë në rrugën Georgia- shkruajnë ata-  shikojmë njerëz të kamufluar, ushtarakë. Tre për qind e Forcave të Sigurisë janë mobilizuar dhe po ushtrohen në përdorimin e  pushkës, në trajnimin e luftimeve krah për krah dhe në ndonjë vërshim të papritur turmash në mitingjet e kandidatit republikan Donald Trump.

“Aa njerëz do të votojnë për Trump? Ooh-rah!” dëgjon gazetari teksa pyet Chris Hill, një njeri i pamësuar me ligjin që ecën sipas kodit të veprimit sipas gjakut.

“Ooh-rah!” bërtasin një pjesë e milicisë si përgjigje, teksa mëngjesi po vinte përmes pemëve, një ditë nga java e kaluar.

Gjatë gjithë fushatës përçarëse për zgjedhjet presidenciale, disa grupe të armatosura të milicisë po përgatiten për një mundësi që zgjedhjet e 8 Nëntorit të vidhen dhe atëherë revolta civile në ditët pas fitores, psh., të kandidates Clinton…

Milicët thonë se nuk do të qëllojnë me armë që me rastin e parë, por nuk kanë ndërmend që as t’i lënë armët në shtëpi.

Fushata populiste e Trump ka energjizuar anëtarët e milicisë, siç është edhe Hill, i cili admiron Republikanët dhe sidomos premtimet e Trump për të shporrur emigrantët, për të ndaluar myslimanët që të hyjnë në vend dhe për të ndërtuar mure gjatë kufirit me Meksikën. Trump ka paralajmëruar se zgjedhjet mund të “manipulohen” dhe ka thënë se mund të mos e respektojë rezultatin në qoftë se nuk fiton. Të paktën një grup paramilitarësh, “Besë- Mbajtësish”, u kanë bërë thirrje anëtarëve që të monitorojnë qendrat e votimit për sinjale mashtrimi.

Grupet e armatosura paramilitare e morën fuqi fillimisht në vitet 1990, u fuqizuan gjatë ngjarjeve konfrontuese në Ruby Ridge, Idaho dhe Waco, Texas; arritën kulmin e simpatisë në vitin 1995 kur u bombardua ndërtesa zyrave të Bashkisë në Oklahoma, ku u vranë 168 persona.

Vitet e fundit, grupet janë ngjitur  në maja. Sidomos pas thirrjeve të administratës Obama për dorëzimin e armëve. Vetëm në “Southern Poverty Law Center” që tërheq më shumë grupe ekstremistësh, vitin e kaluar kanë qenë 276 grupe aktive militantësh. Nga 42 deri 2008 që ishin më parë.