‘Active News’, media rumune, ka transmetuar prova dhe komente se si tw dërguarit amerikan nw Rajonin tonw, vepronin kundër direktivave dhe interesave tw shtetit Amerikan.
“E para mes tyre ishte Victoria Nuland, e cila ishte shumë aktive në Rumani, duke promovuar “luftën kundër korrupsionit”; Nuland ishte asistent sekretare e Departamentit të Shtetit, për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë. Nuland do të shkarkohej nga administrate e re 7 muaj pasi kishte marrë detyrën.
Gjatë një vizite në Bukuresht, Nuland kishte takuar Kryetaren e DNA (homolog i SPAK-ut) Laura Koveshi, Presidetin Basesku dhe Ministrin e Jashtëm Titus Kolatean, por nuk kishte takuar Kryeministrin Viktor Ponta, që në momentin e vizitës ishte jashtë Rumanisë, por media kishte shkruar se mungesa e tij lidhej me faktin se Nuland, për shkak të kritikave të Uashingtonit ndaj qeverisë, nuk donte ta takonte atë.
I dyti është Brian Hoyt Yee, që nuk është më nëpunës në Departamentin e Shtetit, sipas një lajmi të Al-Jazeera. Sipas të njëjtit burim, Yee kishte dhënë dorëheqjen për shkak të keqkuptimeve lidhur me politikën e jashtme të Presidentit Trump. Në mënyrë më specifike, për Yee thuhet se është akuzuar se ka bërë “disa vende kundërshtare të SHBA në vend që ti afronte ato”. Yee ishte sjellë në DASH nga Nuland, dhe ai vazhdonte të vepronte në linjë me fjalimet e Nuland dhe të mbronte doktrinën e “luftës kundër korrupsionit”.
Në shkurt 2017, Yee, gjatë një vizite në Bukuresht, kishte takuar 4 gazetarë të përzgjedhur që më vonë do të silleshin sikur ishin të “besuar” të Departamentit të Shtetit. Yee ka pasur një rol në Maqedoni e Shqipëri. Në Shqipëri të gjithëve i kujtohet presioni i Yee për arritjen e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës e Bashës, marrëveshje që u arrit pas deklaratave të paprecedenta që “SHBA do të njohë zgjedhjet edhe nëse opozita nuk merr pjesë”, deklaratë e padëgjuar asnjëherë tjetër më parë dhe në asnjë vend në tranzicion demokratik.
I treti është Mark Toner, i cili ishte një zyrtar i DASH i përfshirë në betejën e brëndshme politike. Si zëdhënës i përkohshëm në DASH, ai do të bënte një deklaratë në shkurt 2017 përmes së cilës do të paraqiste “shqetësimin e SHBA” për veprimet e qeverisë rumune të Grindeanus. Deklarata e tij, nisur edhe nga rangu i ulët i tij, kishte habitur shumë vetë në Bukuresht; dhe vetëm dy muaj më vonë ai do të shkarkohej. Mark Toner, është i mirënjohur edhe në Tiranë, sepse me rastin e “konfliktit mes Adriatik Llallës dhe Donald Lu”, i pyetur nga një televizon privat shqiptar, ai do të deklaronte se “…Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë..”
Veritas.com.al/