Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, gjatë punimeve plenare të Kuvendit, sot ka bërë një pyetje nga foltorja: “A doni t’i vini zjarrin Parlamentit?”, duke lënë të nënkuptohet se në qoftë se do të tentohet të miratohet ligji mbi prishjen e Teatrit, atëherë “Parlamenti do të digjet”.

Kjo me sa duket ka nxitur organet ligj- zbatuese që të marrin masa ekstreme për ruajtjen e selisë së Kuvendit, duke e rrethuar me forca të shumëfishuara ushtarake.

Në një kohë që në Kuvendin e Shqipërisë vijon ende të diskutohet projektligji i qeverisë për Teatrin Kombëtar, në ambientet jashtë parlamentit ka patur një sërë lëvizjesh.

Një numër i lartë i forcave speciale dhe të ndërhyrjes së shpejtë është parë të “rrethojë” parlamentin shqiptar, ndërkohë që në brendësi të tij po zhvillohen ende diskutime.

Ligji i qeverisë i hap rrugën prishjes së godinës së Teatrit dhe artistët, shoqëria civile dhe opozita janë rreshtuar të gjithë kundër shkatërrimit të kësaj godine

Në pritje të votimit të ligjit, mesa duket qeveria Rama ka vendosur të marrë masa paraprake në rast të ndonjë trazire jashtë ambienteve të parlamentit, pasi protesta kundër prishjes së Teatrit vijon ende.

Veritas.com.al/

Do të ketë trazira sot në Tiranë?! Kuvendi rrethohet nga forcat speciale