Ish presidentët George HW Bush dhe George W Bush, babë e bir, i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të kundërshtojnë “fanatizmin racial, anti- Semitizmin dhe urrejtjen në të gjitha format”.
Këta janë figurat më të fundit të Republikanëve që i shtohen sulemeve ndaj presidentit Trump i cili tha për dhunën në Virginia se ” fajësohen të dy palët”.
Dhuna kulmoi me vdekjen e një gruaje dhe afër 20 të plagosur kur një makinë hyri mes njerëzve në një demonstratë të të djathtëve ekstrem.
Demonstratat u zhvilluan të ashpëra, madje edhe nën kushtet e emergjencës shtetërore, të shkaktuara nga lëvizjet e majta për heqjen e monumentit të gjeneralit Robert E. Lee, një nga figurat e Luftës Civile në Amerikë.
Veritas.com.al/