Edi Rama: Cilido që realizuar qëllime të fshehura, nuk është padiksutim i pandëshkueshëm. Po sikur menaxheri i KESH, prej kohësh në arrest shtëpie, por sikur të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes?.

Po sikur të jenë të vërtetë, për 58 njerëz që sot janë nëpër burgje dhe nuk iu është bërë gjyqi. Çfarë ndodh me ata?

Po ka plot e plot të pafajshëm që kanë ngelur me trauma.

E di ku janë një pjesë e madhe e tyre?! E kanë lënë punën në shtet, nuk firmosin asnjë copë letër, nga frika. Disa kurohen nga psikologët. Çfarë ka fituar këtu drejtësia, shteti?!

Që për hir të së vërtetës kemi burime njerëzore të kufizuara. Këto pyetje duhet t’ua bëjnë vetes njerëzit e drejtësisë. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet t’i bëjë më te vetëdijshëm për dëmet që mund të shkaktojë, fuqia e tyre nga egoja.

Janë për t’u frenuar sa më shumë. Fuqia e tyre e pakontrolluar, nga prindi, vëllai, motra, qytetari brenda tyre. Jo për të mbyllur sytë para provave dhe fajin, por për të hapur sytë 4 që faji të mos jetë fati i paracaktuar nga egoja e tyre. Kur grupi ynë i punës që po punon me ekspertë të drejtësisë së Italisë dhe të Francë, ekspertja e palës franceze tha “Nuk niseni nga liria që mundëson drejtësinë, por nga drejtësia që heq lirinë”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *