Sapo ra në heshtje ‘dispute parimore’ i presidentit Ilir Meta rreth kundërshtimeve për qeverinë ‘Rama’, menjëherë nisi lufta mes Nishanit ( ish- president) me kryeministrin Rama. Duket si mallkim, por në fakt është një ngjarje e ditës

Ish presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti”.

Ish presidenti siguron se i vëllai ‘as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar’ ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Zoti Nishani thotë se  ‘e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike’, duke bërë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty.

Veritas.com.al/