Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është dakordësuar me delegacionin rus që të takohen pranë lumit Pripyat.
Ky njoftim erdhi pas bisedës me kreun e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.
“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha Zelensky.
Qeveria ruse do të shprehte më herët gatishmërinë e saj për bisedime me qeverinë ukrainase në Bjellorusi.
Zelensky nga ana tjetër do të kërkonte një vendtakim tjetër.
Kjo, pasi delegacioni ukrainas nuk mund të shkonte në një vend “prej nga po qëllohen raketat”.
“Kyiv-i është i gatshëm të negociojë në çdo qytet, por jo në Bjellorusi”, tha Zelensky.
Ai do i sugjeronte palës ruse opsione të tjera për takimin.
“Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – Kjo është e gjitha që i propozuam palës ruse dhe çdo qytet tjetër na përshtatet në një vend nga territori i të cilit raketat nuk fluturojnë”, ravijëzoi presidenti ukrainas.