Nga: L. Skiro/

Prej vitesh mund të thuash se ‘vetë shteti direkt’ nuk ushtron dhunë ndaj gazetarëve. Por dhuna është kamufluar; madje është kamufluar edhe deri nga ‘seksi i dobët’.

Një grua u shfaq dje Live duke qëlluar një gazetar. E dhunoi me fjalë, e dhunoi me fyerje, e më në fund edhe e qëlloi me grushte si një ’kafshë e lëshuar nga zinxhirët’. Miela Topulli, e kapur në krim, në krim të ndotjes mjedisore, iu sul gazetarit investigativ dhe pamjet u përhapën në gjithë botën…

Por a do të ndëshkohet dhunuesja e ‘seksit të dobët’?

Pamjet e dhunës ndaj gazetarit të emisionit Stop që denoncoi një skandal mjedisor pak kilometra larg Tiranës nuk lënë vend për interpretime. Administratorja e Euroteam, Mirela Topulli godet disa herë gazetarin që interesohet për hedhjen e helmeve të rrezikshme në lumen Erzen.

Sipas ligjit, Mirela Topulli duhet të hetohet nga prokuroria në bazë të dy neneve të Kodit Penal. I pari është Neni 237 –“ Goditje për shkak të detyrës”

Akuza duket plotësisht  e provuar; provohet nga pamjet që u transmetuan në ekran një natë më parë, kur gazetari Genci Angjellari dhunohet sepse po kryente detyrën e tij. Për këtë rast, Mirela Topulli rrezikon dënimin: nga gjobë deri në tre vjet burg.

Por si ‘bisneswomene me para’ dhe ‘e seksit të dobët’ zonja Topulli vallë do të mbetet vetëm te gjoba (që nuk është asgjë për ndëshkimin në sy të publikut)?

Neni tjetër mbi të cilin policia ka referuar materialet në prokurori është Neni 285, pika B.

Që ka të bëjë me shpërndarjen e substancave kimike. Dënimi që rrezikon Mirela Topulli, sipas këtij ligji është akoma më i rëndë, nga tre deri në dhjetë vjet.

Por vërtet, pyetja shtrohet e frikshme:

Vallë a do të ndëshkohet dhuna ndaj gazetarëve?

Pyetja bëhet aq më tepër që si zonja Topulli (kategoria) që administron kompani dhe para, ashtu edhe vetë administrata shtetërore, nuk janë ‘miq’ me gazetarët. Atëherë, cilën anë do të mbajë shteti dhe shoqëria?

Veritas.com.al/