Nga: Endri Allmuça
Të drejtosh biznesin tënd mund të jetë shumë e dobishme, por suksesi nuk është gjithmonë i garantuar, gjysma e bizneseve të vogla dështojnë në dy vitet e para.
Ka një numër të pafund të kurtheve që një biznes i ri mund të hasë. Këto janë pesë mënyra për t’i dhënë biznesi tuaj mundësinë më të mirë për sukses.
Vendos objektiva të qarta
A ka biznesi juaj një mision të qartë, objektiva vjetore dhe një plan afatgjatë? Duke pasur një plan të qartë biznesi do ju ndihmojë të përqëndroheni në gjërat e duhura.
Sigurohuni që objektivat tuaja janë specifike, të matshme, të arritshme, të fokusoheni tek rezultatet në varësi të kohës. Për shembull, një pronar hoteli mund të vendosë të rrisë frekuentimin e hotelit nga 70% në 80% duke mbajtur dhoma në dispozicion për ëebiste ku prenotohen hotele.
Shqyrtoni objektivat tuaja rregullisht dhe vendosni të reja kur është e përshtatshme. Më e rëndësishmja, komuniko rreth misionit dhe objektivave me bashkëpunëtorët dhe vartësit dhe kërkoju atyre të kontribuojnë gjatë procesit. Jetesa e tyre është i lidhur me suksesin e biznesit tuaj, ndaj sigurohuni që ata e dinë se çfarë ata duhet të bëjnë për të mbajtur biznesin tuaj të shëndetshëm.
Mos harro, Paraja është mbret
Ia vlen të kujtosh një thënie të vjetër të biznesit që thotë “qarkullimi është kotësi, fitimi është i shëndetshëm, por paraja është realitet”.
Mangësia e parave të thata është ajo që mbyt bizneset e vogla, ndaj të monitorosh rrjedhjen e parasë eshte kritike. Është e rëndësishme të parashikosh hyrjen dhe daljen e parasë për 12 muajt në vijim për të siguruar se do të kesh mjaftueshëm të holla për të mbajtur biznesin “gjallë”.
Mbaj parasysh datat kyçe të daljeve, taksave apo tatimeve, qerasë dhe kredisë (nëse keni), për t’u siguruar se këni mundësi të kryeni këto pagesa. Gjithnjë të jeni të gatshëm për të ndryshuar parashikimet nëse gjërat nuk shkojnë siç i kishit menduar.
Zgjidh bashkëpunëtorët me kujdes
Të zgjidhni personin e duhur për t’ju ndihmuar të ktheni biznesin tuaj nga një ide në një sukses është po aq e rëndësishme sa zgjedhja e partnerit të jetës.Është e lehtë dhe komode të bësh biznes me dikë që e njeh mirë – mendoni për një ide dhe nisni nga puna – por kjo mund të përfundojë po aq lehtë në një zhgënjim të madh. Mos harroni që nëse biznesi nuk funksionon, atëherë, jeni duke vendosur marrdhënien personale në risk. Prandaj, para se ta nisni këtë aventurë, mendoni më kujdes, të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën e të qënit partnerë biznesi me një pjestar të familjes apo një mik. Hartoni një marrveshje që paracakton obligimet dhe të drejtat e çdo partneri. Mos harroni të përcaktoni gjithashtu se si do të përballeni me situatën nëse gjërat shkojnë keq.
Njihu me tregun
Të njohësh me saktësi vlerësimin e kërkesës potenciale në treg për një produkt apo shërbim është çelësi nëse një biznes projektohet për sukses apo dështim. Nëse produkti ose shërbimi ka një treg shumë të kufizuar, nuk do të ketë shitje të mjaftueshme të produktit për të krijuar një biznes të suksesshëm.
Merrni pak kohë për të kuptuar kush janë konkurrentët tuaj dhe për të identifikuar se çfarë ju dallon nga ata. Mbase mund të ofroni një shërbim më të mirë apo të konkurroni më çmimet. Çdo gjë varion për të kuptuar ju së pari pse klientët duhet të blëjnë nga ju dhe jo nga një tjetër konkurrent.
Merrni këshillë profesionale kur është e nevojshme
Çelësi është të dini se kur keni nëvojë për këshilltar profesional, shumica e njërëzve japin ide të cilat nuk kanë një vlerë të shtuar për sipërmarrjen tuaj. Flisni me miq ose familjarë të cilët kanë pasur ekperiencë të vlefshme në të kaluarën në mënyrë që të merrni rekomandimet e duhura dhe falas.
burmi /theguardian.com