(FOTO: Një burrë shkëmben monedhën Iraniane, rial, me dollarë Amerikan në një pikë shkëmbimi monetar në Teheran, në 8 gusht 2018)/
AFP / ATTA KENARE
Nëse Shtetet e Bashkuara shpreson se duke rinovuar sanksionet mbi Iranin mund të shkaktojë trazira të menjëhershme ekonomike dhe protesta masive kundër qeverisë- kjo mund të jetë zhgënjyese, megjithëse dhimbja e vërtetë mund të duket në horizont.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara e përshkroi embargon që u kthye ditën e Martë si “” sanksionet më të ashpra që janë vendosur ndonjë herë”.
Kjo është gjithashtu një ekzagjerim, aq më tepër pse ata rivendosen masa që ‘gia’ ndodheshin në veprim para vitit 2015 që është edhe viti i marrëveshjes bërthamore e cila u abandonua në Maj.
Këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, tha se liderët e Iranit ndodhen gjithashtu në ‘një tokë që u lëkundet nën këmbë“ pas disa ditë protestash në gjithë vendin kundër çmimeve të larta dhe mungesës së reformave politike.
Por ndërsa në Iran ka plot dëshpërim mbi gjendjen e ekonomisë, dhe frikë për të ardhmen, kthimi i sanksioneve po shoqërohet nga një qetësi relative.
Vendosja e një sistemi ruajtjeje në shkallë të gjerë dhe mbyllja e internetit në telefonat mobile po luajnë një rol; gjithashtu edhe të kesh një pamje të qartë mbi situatën jashtë Teheranit është thuajse e pamundur për shkak të kontrollit dhe ndërprerjes së ashpër të informimit.
Por bisedat në mediat sociale të paktën tregojnë një vënie në gjumë të protestave, ndërsa analistët thonë se ideja e mundimeve ekonomike mund të paraprijë një revolucion shpërthyes, është shumë e sforcuar.
“Vëzhguesit perëndimor janë shpesh të shpejtuar në përfundime të gabuara sikur demonstratat…, janë në më të shumtën përjashtime në republikën Islamike”, tha Henry Rome i Eurasia Group gjatë një deklarate të shkurtër.
“Pavarësisht nga rritja e protestave publike, regjimi akoma nuk ballafaqohet me ndonjë rrezik ekzistencial. Forcat e sigurimit janë brutale, efektive dhe besnike”.
Veritas.com.al/