Një person ka mbetur i plagosur brenda një zyre elektorale të PD-së në Kavajë.

Drejt shtetasit Bledi Oshtuni është qëlluar me armë zjarri dhe ai ka mbetur i plagosur në këmbë. Është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Ndriçim Jonuzi, por njihet edhe si Ndriçim Tahiri, i lindur në  Kavajë, i cili është shpallur në kërkim. Burime për Top Channel bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.

Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri.

Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ndriçim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndriçim Jonuzi është konfliktuar me Bledi Oshtunin për një vend parkim pranë zyrës elektorale të Pd-së ku edhe ndodhi ngjarja.

VERITAS.COM.AL

Ndriçim Tahiri, qëlloi me armë zjarri drejt shtetasit Bledi Oshtuni, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.