Mes tetë dhe dhjetë persona kanë mbetur të vrarë në të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në një gjimnaz të Texas- tha Policia.

Sherifi i Harris, Ed Gonzalez iu tha reporterëve se shumica e të vdekurve në ‘Santa Fe High School’ ishin studentë.

Një student ndodhet i ndaluar pas sulmit që ndodhi në shkollë, e cila është 40 milje (65 km) në jug të Huston.

Numri i të vrarëve në shkollë e vë këtë shkollë në krye të listës së shkollave ku kanë ndodhur këto ngjarje, që nga 1 shkurti në Parkland, Florida.

Sulmi i atëhershëm la 17 të vdekur dhe përhapi një fushtë kombëtare të rinisë ku kërkuan kontroll mbi armët.

Shkolla e distriktit të Texas konfirmoi se personat u plagosën në një incident me “ breshëri aktive”.

Sherifi Gonzalez tha se oficerët e tij po e trajtojnë si “fatkeqësi të shumëfishtë”,  por numri përfundimtar i të vdekurve nuk është i qartë.

Veritas.com.al