Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku është qëlluar për vdekje një 50-vjecar i identifikuar si Ardian Çollaku dhe është plagosur një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë një karburanti në aksin Elbasan -Metalurgji. 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve është ekzekutuar sapo ka ndaluar pranë një karburanti. Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Disa minuta pas krimit, është gjetur një makinë e djegur pranë fshatit Balldren që dyshohet se i përket autorëve.
Emri i Ardian Çollakut nuk është i panjohur për drejtësinë sepse rezulton si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai ka qenë i dënuar për trafik ndërkombëtare të lëndëve narkotike dhe është ekstraduar nga Italia.
Ndërkohë, nuk ka ende asnjë informacion për autorët, por policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.